ArMeKo-PHP

Një burrë sulmon me sëpatë pasagjerët. Nëntë vetë plagosen, katër rëndë, por për fat asnjë në rrezik jete. Viktimat janë nga mosha 13 i në 50 vjeç, dy nga Italia, të tjerët nga Gjermania. Fillimisht u mendua për një sulm terrorist. Ende në Gjermani nuk është harruar sulmi në një tren rajonal në Vyrcburg vitin e kaluar, ku një azilant 17 vjeçar, që e quante veten luftëtar të „Shtetit Islamik , sulmoi pasagjerët. Kosovari me „skizofreni paranoide Zyra Kriminalstike e Landit Renani Veriore Vestfali pohon se autori është një 36 vjeçar nga Kosova. Ai i goditi pas shpine pasagjerët, pastaj shoferi i trenit reagoi shpejt duke bllokuar dyert. Kosovari, i cili banon në Vupertal kërkoi të hynte në tren, por nuk mundi dhe u kap nga policia. Ai ka vetëm një leje qëndrimi për arsye humanitare. Motivi është ende e paqartë, autori ndodhet në një klinikë gjermane. Hetuesit thonë se personi vuan nga sëmundje psikike, në banesën e tij ata kanë gjetur një raport mjekësor ku thuhet se ai vuan nga „skizofrenia paranoide . Në vitin 2015 ai është paraqitur një herë në polici, sepse ndjehej i përndjekur. Por ai nuk ka kryer më parë vepra penale. Vëllai i kosovarit lajmëroi menjëherë të enjten në mbrëmje policinë duke e shpallur të humbur. Ai ishte në dijeni për blerjen e sëpatës.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:23:22
14381727 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në anën tjetër, Turqia varet shumë ekonomikisht nga Evropa në veçanti nga Gjermania. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Rreth 10% e të gjitha eksporteve turke në vlerë prej rreth 14 miliardë eurosh, shiten në Gjermani. Në vendin e dytë është Britania e Madhe. Ndërsa shumë më larg, në vendin e tretë, është Iraku e pastaj vijnë vendet e Azisë lindore, të cilat Ankaraja i konsideron si zëvendësim të mundshëm për BE në. Turqia varet nga Gjermania në tregti më shumë se nga çdo vend tjetër. Turqia blen nga Gjermania mallra të koncerneve të specializuara, ndërsa Gjermania importon nga Turqia në radhë të parë tekstil, që është dega më e rëndësishme e këtij vendi, si dhe mallra ushqimore. Por Gjermania mund të gjejë pa problem furnizues të tjerë me këto mallra, sepse Kina dhe Bangladeshi janë eksportues shumë të mëdhenj të tekstilit. Dy të dhëna tregojnë shumë: Gjermania është për Turqinë partneri më i rëndësishëm tregtar, ndërsa Turqia për Gjermaninë është në vendin e 13! Një disbalancë tepër e madhe. Tursitët gjermanë nuk shkojnë në TurqiNjë Turqi ka gati 6000 firma gjermane. Asnjë vend tjetër nuk ka as përafërsisht kaq shumë përfaqësi ekonomike në Turqi, që ka lidhje edhe me numrin e madh të turqve që jetojnë në Gjermani. Turqia ka rregullisht deficite në bilancin tregtar me botën e jashtme, sepse ajo importon më shumë se sa eksporton. Këtë dallim ajo e kompenson përmes turizmit. Edhe në këtë degë gjermanët janë në vendin e parë. Në vitin 2016, gati 15 % e turistëve në këtë vend kanë ardhur nga Gjermania.   Por gjatë vitit të kaluar ka rënë numri i turistëve për gati 1/3. Tendenca e uljes së numrit të turistëve ka vazhduar, në veçanti për shkak të valës së sulmeve terroriste në Turqi. Në fillim të vitit turizmi ka shënuar rënie prej 58% dhe pritet që edhe këtë vit shumë turistë të mbeten larg Turqisë. Investorët e urrejnë pasigurinëJo vetëm turizmi por e gjithë ekonomia turke po vuan pasojat e gjendjes. Në fillim të këtij shekulli Turqia ka pasur një zhvillim ekonomik marramendës prej rreth 7% në vit, që ishte madje më shumë se Kina. Ndërsa tani, në tremujurin e fundit të vitit 2016, ka shënuar madje rënie ekonomike. Lira turke ka rënë prej tentativës së puçit për 30 %, inflacioni aktualisht është rreth 9%, ndërsa papunësia mbi 10%. Pasiguria ekonomike ka të bëjë edhe me zhvillimet politike. Pas tentativës për puç ushtarak, presidenti Erdogan ka arrestuar apo larguar nga puna me dhjetëra mijëra njerëz dhe po sillet gjithnjë e më shumë si autokrat. Klima politike dhe ekonomike në vend kanë ndryshuar. Investorët nuk duan të fusin para në një vend pa stabilitet politik, pa siguri juridike dhe pa mundësi planifikimi. Nëse Turqia kërkon zgjidhjen e problemeve, atëherë Gjermania luan një rol vendimtar. Investitorët gjermanë nuk janë larguar nga Turqia ende, por nuk ka investime të reja. Ndërsa nëse Erdogani vazhdon me sharje dhe ofendime kundër Gjermanisë, atëherë shumë shpejt mund të pritet që investitoorët të largohen nga Turqia.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:06:17
33063622 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 2)

ArMeKo-PHP

Si marionetë e bindur ajo ndjek udhëzimet e pakuptimta të kreut të partisë, PiS, Jaroslaw Kaczynski. Ai e urren Tusk, e bën përgjegjës për humbjen e tij në 2007 e në një farë mënyre edhe për vdekjen e vëllait të tij. Por kjo përpjekje polake për të marrë peng 27 anëtarët e tjerë të BE dështoi. Çfarë synon të arrijë Jaroslaw Kaczynski, teoricieni i komploteve dhe njeriu që lëviz fijet në prapaskenë me këtë aksion? Që në kohën e tij si kryeministër, Kaczynski e lodhte BE me kërkesa maksimale. Shenja dalluese e tij: kokëfortësi pa kufi dhe nacionalizëm i ashpër. As vitet e fundit nuk kanë sjellë tek kreu i PiS zbutjen që sjell mosha. Përkundrazi,   ai kërkon t ia imponojë BE vullnetin e tij, dhe duke e vlerësuar gabimisht veten përdor shantazhin. Në rastin e Tusk ai dështoi. Votimi përfundoi 27: 1. Madje edhe miqtë e Vishegradit e lanë vetëm. Polonia vetëizolohetE paqartë është se ç donte të arrinte Kaczynski me këtë? Nuk bëhej fjalë për më shumë fonde e të drejtë vote për Poloninë si dikur. Këtu bëhej fjalë për vetërespektin e një burri. Ndoshta edhe për politikën e brendshme polake tonet për diktatin e Brukselit pas rizgjedhjes së Tusk flasin për këtë. Edhe tek qeveria polake me sa duket e dinë tani se si funksionjnë faktet alternative. Ajo mendon se votuesit e saj do ta pëlqejnë këtë teatër politik, edhe roli i viktimës preferohet nga një pjesë e publikut. Por ku është vendi i Polonisë në Europë? Kaczynski e izoloi vendin e tij. Bëni kujdes, se sa ura të prishura lini pas vetes , paralajmëroi Donald Tusk bashkëkombasit e tij. Por anëtarët e qeverisë polake sillen si adoleshentë të nevrikosur duke mbyllur dyert pas vetes. Një sjellje qesharake. Që një vend nuk e nënshkruan deklaratën e një samiti për inat, kjo nuk ka ndodhur në historinë e BE të pasur me budallallëqe. Durimi i BE nuk është i pafundEuropa është në situatë të vështirë dhe durimi i BE nuk është i pafund. Që tani dëgjon zëra për të mbyllur rubinetin e fondeve për Poloninë. Çdo vit kalojnë 11 miliardë euro nga fondet e BE në Poloni. Pas dy vitesh do të diskutohet sërish për buxhetin e ti, e kësaj here do të ketë më pak fonde, sepse britanikët nuk janë më në BE. Nëse Polonia vazhdon të veprojë kështu, nuk do të ketë më miq, që e mbështesin në rishpërndarjen e buxhetit. Ndër ta edhe Gjermania. Acarimi i vazhdueshëm që vjen nga Varshava i lodh marrëdhëniet fqinjësore. E po qe se Polonia rrezikon unitetin në BE për shkak se i është prishur humori politik, në Europën e shpejtësive të ndryshme vendi i saj do të jetë në vendparkimin e ri shumë larg.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:05:41
28093042 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)



Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.53 Sekonta