Artikujt e fundit
[ Ka 0 komente, është lexuar: 46 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 95 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 22 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 10 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 10 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 20 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 22 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 6 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 17 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 10 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 8 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 12 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 38 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 28 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 24 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 21 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 14 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 31 herë ]
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: Një delegacion i Bundestagut viziton Kosovën
Një delegacion parlamentar nga Bundestagu gjerman,anëtarë të grupit të miqësisë të Parlamentit Gjerman për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore,qëndruan në Kosovë të hënën dhe të martën (04.04-05.04).Në përbërje të delegacionit nga Bundestagu janë deputetët Peter Weiß (CDU/CSU),Andreas G.Lämmel (CDU/CSU)si dhe Josip Juratovic (SPD).Siç mësohet nga Kuvendi i Kosovës,çështjet për të cilat deputetët gjermanë u interesuan të marrin informacione gjatë takimeve të shumta që kishin,ishin ato rreth situatës aktuale politike,zhvillimi ekonomik,dialogu me Serbinë,marrëdhëniet kontraktuale të Kosovës me BE-në,(MSA),liberalizimi i vizave dhe terrorizimi e radikalizmi fetar.Për t u njohur me të gjitha këto zhvillime,delegacioni parlamentar nga Bundestagu,gjatë qëndri në Kosovë,zhvilloi takime me deputetë të Kuvendit të Kosovës,anëtarë nga kryesia e kuvendit,zyrtarë nga Ministria për Integrime Evropiane,zyrtarë nga komuna e Prishtinës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Fokusi më i madh i parlamentarëve gjermanë ishte në bisedat me komisionin për punët e jashtme,i kryesuar nga deputeti,ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.Në këtë komision bëjnë pjesë anëtarët e të gjitha subjekteve politike parlamentare,përfshirë edhe ata të opozitës të cilët tashmë po bojkotojnë seancat e parlamentit.Të gjitha takimet e parlamentarëve gjermanë me përfaqësues të institucioneve të Kosovës ishin të mbyllura pa praninë e medieve.Kryesuesi i delegacionit nga Bundestag-u gjerman deputeti Peter Weiß,duke aluduar për gjendjen e paqendrueshme politike në Kosovështë shprehur “se nuk dëshiron t u japë mësim miqve kosovarë,por ju ka kujtuar atyre dështimin e Republikës së parë demokratike të Vajmarit,pikërisht edhe për shkak të zënkave të papajtueshme të partive politike gjermane”.Deputeti Peter Weiß,siç njofton kuvendi i Kosovës “në takim ka folur edhe për rëndësinë që ka për Kosovën nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asoci (MSA)”,ndërkaq është zotuar se “Bundestagu gjerman do ta mbështesë Kosovën në liberalizimin vizave”.Këtë zotim e theksuan edhe deputetët e tjerë gjermanë:Andreas Lammel dhe Josip Juratovic,të cilët thanë se Gjermania do ta mbështesë Kosovën në planin e zhvilli ekonomik,të punësi sezonal,por edhe në procesin e liberalizi të vizave.Në një takim që kishin me ministrin e Integrimeve Evropiane në qeverinë e Kosovës,Bekim Qollaku,deputët gjermanë e vlerësuan si një arritje të madhe të Kosovës hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit,duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman edhe në procesin e liberalizi të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të agjendës evropiane.Deputët gjermanë gjatë bisedave me autoritet kosovare janë interesuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.Deputeti gjerman Josip Juratovic,i cili është me origjinë nga Kroacia,tha se “pa një Serbi stabile nuk mund të ketë rajon të qetë”.Deputetët e parlamentit të Kosovës bëhet e ditur se u janë përgjigjur edhe shqetësimeve të deputetëve gjermanë për lajmet për shtimin e radikaliz islam në Kosovë.Deputët kosovarë,siç mësohet,i kanë garantuar deputetët gjermanë,se “terrorizmi është proces global për luftimin,e të cilit Kosova ka krijuar mekanizma efikas ligjorë dhe kushtetues”.
Është formuar ditën E Marte , me datë 05 Prill 2016 në Orën 22:35:34 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm Shumë i Mirë I Mirë Normal Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.22 Sekonta