Artikujt e fundit
[ Ka 0 komente, është lexuar: 53 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 106 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 27 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 32 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 21 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 20 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 31 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 33 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 17 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 28 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 21 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 19 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 22 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 49 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 40 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 35 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 32 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 24 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 26 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 42 herë ]
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Presidenti Trump do të respektojë politikën e “një Kine”
Presidenti Donald Trump i tha homologut kinez Xi Jinping gjatë një bisede telefonike se Shtetet e Bashkuara synojnë të respektojnë politikën e “një Kine”, duke njohur kështu qëndrimin e Kinës se ajo ka sovranitet mbi Tajvanin, vendin-ishull që vetëqeveriset. Shtëpia e Bardhë tha se telefonata e mbrëmshme ndërmjet dy udhëheqësve botërorë ishte “tepër e përzemërt” dhe se presidentët shkëmbyen ftesa për t’u takuar. Presidenti Trump ishte kritikuar pas fitores së zgjedhjeve për një bisedë telefonike që pati me Presidenten e Tajvanit. Asnjë president i zgjedhur apo president i SHBA-së nuk ka patur kontakte të tilla me një udhëheqës të Tajvanit që kur Uashingtoni ndërpreu marrëdhëniet formale në vitin 1979 me Tajvanin, dhe u përqëndrua tek Kina, e cila po përjetonte rritje të shpejtë. Por, Uashingtoni ka vazhduar të jetë një mbështetës i fortë i Tajvanit. Në një dokument të përbashkët SHBA – Kinë të vitit 1979, Shtetet e Bashkuara njohën Pekinin si qeverinë e vetme legjitime të Kinës, duke njohur kështu edhe qëndrimin kinez se ekziston vetëm një Kinë dhe se Tajvani është pjesë e Kinës. Mediat shtetërore kineze thanë se fakti që zoti Trump pranoi një telefonatë nga presidentja e Tajvanit ishte për shkak të mungesës së përvojës, por ato gjithashtu paralajmëruan se një shkelje e politikës së “një Kine” do të prishte marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit. Zoti Trump u duk i befasuar prej reagimit ndaj telefonatës, dhe u shpreh në Twitter se “është interesante që SHBA i shesin Tajvanit miliarda dollarë pajisje ushtarake, ndërkaq unë nuk duhet të pranoj një telefonatë urimi”. Megjithë kundërshtimet e Kinës rreth një vit më parë, Presidenti i atëhershëm Barack Obama pati autorizuar shitje armatimi mbrojtës me vlerë 1. 83 miliardë dollarë për Tajvanin, ndër të tjera edhe shitjen e dy fregatave, mjeteve amfibe sulmuese, si dhe sistemeve kundërajrore dhe kundër mjeteve lundruese.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 11 Shkurt 2017 në Orën 06:16:03 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm Shumë i Mirë I Mirë Normal Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 1.09 Sekonta