Artikujt e fundit
[ Ka 0 komente, është lexuar: 53 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 105 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 26 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 31 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 20 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 19 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 30 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 32 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 27 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 20 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 18 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 21 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 48 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 39 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 34 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 31 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 23 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 25 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 41 herë ]
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: Dhe sërish kërcënon Grexit
Situata prej vitesh është e njëjta: Shtetit grek të mbytur në borxhe dita ditës i mbarojnë paratë. Greqia rrezikohet nga falimentimi dhe dalja nga Unioni Monetar. Përfaqësuesit e qeverisë greke dhe kreditorët kërcënojnë, luten, grinden i në minutat e fundit e më në fund megjithatë i paguajnë Greqisë. Së fundi ishte vera e vitit 2015, kur Greqia mori paketën e fundit të ndihmës direkte në vlerën 86 miliardë Euro. Kjo do të vazdhojë i në vitin 2018. Transhet e veçanta paguhen vetëm nëse Greqia plotëson kushtet, pra i përmbahet kursdimeve dhe zbaton reformat. Por në këtë drejtim ka çalime. Në verë Athina duhet të shylejë borxhe në vlerën mbi gjashtë miliardë euro. Por këtë shumë ajo mund ta shlyejë vetëm nëse do të lëvrohen pagesa të mëtejshme. Nëse do të ndodhë kështu, është sot më e pasigurtë se kurrë më parë. Zgjedhje të rëndësishme në EuropëDy gjëra janë sot ndryshe nga dikur. FMN ja ndryshe nga sa ndodhi me dy paketat e para të ndihmave, tani nuk merr më pjesë. Sepse, siç shpjegon drejtori i seksionit për Europën i FMN së, Poul Thomsen: Ne nuk besojmë, që barra e borxheve për Greqinë është e përballueshme. Me fjalë të tjera: FMN ja kërkon si kusht për pjesëmarrje, që dikush në Greqi të jetë në gjendje të përballojë një pjesë të borxheve. Por për këtë mund të dalin garant vetëm vende të tjera të BE së. E tashmë, që është edhe arsyeja e dytë, klima politike ka ndryshuar tërësisht. Në Europë po lulëzon populizmi i djathtë, që drejtohet edhe kundër BE së dhe euros, e madje në disa vende të rëndësishme të BE së sivjet ka zgjedhje. Në Francë, ku kandidatja e djathtë për presidente Marine Le Pen, do të dalë nga euro dhe në Gjermani, ku shumë njerëz kanë përshtypjen, se qeveria i ka dhur paratë e taksave në një thes të shpuar. Markus Will, studiues i shkencave ekonomike në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër, thotë për DW, se: para zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, nuk mund të priten zgjidhje. E në rrethana të tilla një tjetër ekonomist, Michael Every nga banka holandeze Rabobank e formulon kështu situatën aktuale të Greqisë: Momenti i raundit të ri të tragjedisë greke është aktualisht më keq se çdo herë tjetër.
Është formuar ditën E Marte , me datë 14 Shkurt 2017 në Orën 18:09:04 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm Shumë i Mirë I Mirë Normal Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.56 Sekonta