Artikujt e fundit
[ Ka 0 komente, është lexuar: 50 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 100 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 22 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 27 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 15 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 26 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 28 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 12 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 22 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 14 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 17 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 43 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 34 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 29 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 26 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 19 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 21 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 36 herë ]
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: SHBA, katër shtete sfidojnë urdhrin e ri të Presidentit për imigracionin
Shkon në gjashtë numri i shteteve që po sfidojnë urdhrin e rishikuar të presidentit Donald Trump që ndalon udhëtimet nga gjashtë vende me shumicë myslimane. Shteti i Havajit ishte i pari që ngriti një padi, duke argumentuar se urdhri i ri do të dëmtojë myslimanët që jetojnë në këtë shtet. Pesë shtete të tjera kanë ngritur një padi të përbashkët ndaj urdhrit të zotit Trump i parashikuar të zëvendësojë urdhrin e mëparshëm të tij të hedhur poshtë nga një gjykatë federale. Shteti perëndimor i Uashingtonit, që ka luajtur një rol udhëheqës në rezistencën ndaj urdhrit të parë të presidentit, i kërkoi një gjykate federale në Siatëll të konfirmojë se vendimi që pezulloi urdhrin e parë të presidentit gjen zbatim edhe tek versioni i rishikuar i Shtëpisë së Bardhë. Bob Ferguson, prokurori i përgjithshëm i shtetit të Uashingtonit tha se shteti ka një argument ligjor të fortë. Urdhri i i presidentit është më pak kufizues se varianti origjinal i tij, tha zoti Ferguson, por kjo nuk do të thotë se ka zgjidhur problemet kushtetuese të tij. Shtetet e Oregonit, Minesotës dhe Nju Jork-ut i janë bashkuar veprimit ligjor të shtetit Washington. Masaçusetsi njoftoi mbrëmë vonë se gjithashtu, do të marrë pjesë kur të dorëzohet ankimimi i ndryshuar javën e ardhshme. Të hënën zoti Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv që hyn në fuqi më 16 mars. Ai ndalon udhëtimin drejt Amerikës për një periudhë tre mujore, të shtetasve të gjashtë vendeve, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit. Gjithashut pezullohet për katër muaj programi i strehimit të refugjatëve në SHBA.
Është formuar ditën E Premte , me datë 10 Mars 2017 në Orën 18:47:50 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm Shumë i Mirë I Mirë Normal Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.24 Sekonta