Artikujt e fundit
[ Ka 0 komente, është lexuar: 50 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 100 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 22 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 27 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 15 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 26 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 28 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 12 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 23 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 16 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 14 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 17 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 43 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 34 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 30 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 27 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 19 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 21 herë ]
[ Ka 0 komente, është lexuar: 36 herë ]
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Arkiva: 36-vjeçar nga Kosova me sëmundje psiqike.
Një burrë sulmon me sëpatë pasagjerët. Nëntë vetë plagosen, katër rëndë, por për fat asnjë në rrezik jete. Viktimat janë nga mosha 13 i në 50 vjeç, dy nga Italia, të tjerët nga Gjermania. Fillimisht u mendua për një sulm terrorist. Ende në Gjermani nuk është harruar sulmi në një tren rajonal në Vyrcburg vitin e kaluar, ku një azilant 17 vjeçar, që e quante veten luftëtar të „Shtetit Islamik , sulmoi pasagjerët. Kosovari me „skizofreni paranoide Zyra Kriminalstike e Landit Renani Veriore Vestfali pohon se autori është një 36 vjeçar nga Kosova. Ai i goditi pas shpine pasagjerët, pastaj shoferi i trenit reagoi shpejt duke bllokuar dyert. Kosovari, i cili banon në Vupertal kërkoi të hynte në tren, por nuk mundi dhe u kap nga policia. Ai ka vetëm një leje qëndrimi për arsye humanitare. Motivi është ende e paqartë, autori ndodhet në një klinikë gjermane. Hetuesit thonë se personi vuan nga sëmundje psikike, në banesën e tij ata kanë gjetur një raport mjekësor ku thuhet se ai vuan nga „skizofrenia paranoide . Në vitin 2015 ai është paraqitur një herë në polici, sepse ndjehej i përndjekur. Por ai nuk ka kryer më parë vepra penale. Vëllai i kosovarit lajmëroi menjëherë të enjten në mbrëmje policinë duke e shpallur të humbur. Ai ishte në dijeni për blerjen e sëpatës.Policia e Dyseldorfit po kalon ditë të vështira. Fillimisht kapja e një krimineli 19 vjeçar, i cili vrau me thika një 9 vjeçar para disa ditësh, pastaj alarmi në orët e mbrëmjes, ditën e enjte në stacionin e trenit në Dyseldorf, i dyti për nga madhësia në Gjermani. Nëntë vetë plagosen, katër rëndë, por për fat asnjë në rrezik jete. Viktimat janë nga mosha 13 i në 50 vjeç, dy nga Italia, të tjerët nga Gjermania. Fillimisht u mendua për një sulm terrorist. Ende në Gjermani nuk është harruar sulmi në një tren rajonal në Vyrcburg vitin e kaluar, ku një azilant 17 vjeçar, që e quante veten luftëtar të „Shtetit Islamik , sulmoi pasagjerët. Kosovari me „skizofreni paranoide Zyra Kriminalstike e Landit Renani Veriore Vestfali pohon se autori është një 36 vjeçar nga Kosova. Ai i goditi pas shpine pasagjerët, pastaj shoferi i trenit reagoi shpejt duke bllokuar dyert. Kosovari, i cili banon në Vupertal kërkoi të hynte në tren, por nuk mundi dhe u kap nga policia. Ai ka vetëm një leje qëndrimi për arsye humanitare. Motivi është ende e paqartë, autori ndodhet në një klinikë gjermane. Hetuesit thonë se personi vuan nga sëmundje psikike, në banesën e tij ata kanë gjetur një raport mjekësor ku thuhet se ai vuan nga „skizofrenia paranoide . Në vitin 2015 ai është paraqitur një herë në polici, sepse ndjehej i përndjekur. Por ai nuk ka kryer më parë vepra penale. Vëllai i kosovarit lajmëroi menjëherë të enjten në mbrëmje policinë duke e shpallur të humbur. Ai ishte në dijeni për blerjen e sëpatës.  
Është formuar ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:23:22 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm Shumë i Mirë I Mirë Normal Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.11 Sekonta