ArMeKo-PHP

Ai tha se këtë vit nevojiten 3.85 miliardë dollarë për të siguruar mbështetje për 16 milionë jemenas, që ndodhen “në prag të katastrofës”.Gati 50,000 jemenas janë duke vdekur nga uria, shtoi ai.Guterres paralajmëroi se përshkallëzimi i fundit i luftimeve në provincën Mareb, të cilën rebelët Huthi po përpiqen ta marrin nga forcat pro-qeveritare, “kërcënon të zhvendosë qindra mijëra banorë të tjerë”.Shumë prej tyre janë detyruar t’i lënë shtëpitë gjatë viteve të konfliktit.“Ndihma që premtoni sot jo vetëm që do të parandalojë përhapjen e urisë dhe do të shpëtojë jetë, por do të ndihmojë në krijimin e kushteve për paqe të qëndrueshme”, tha Guterres.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 02 Mars 2021 në Orën 03:59:20
7931174 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

000 palestinezë, pritet të nisë brenda ditësh.Shaher Saad, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së punëtorëve palestinezë, tha se qindra palestinezë që punojnë në sektorët e shërbimit dhe sektorët e industrisë në Izrael tashmë janë vaksinuar privatisht nga punëdhënësit e tyre brenda Izraelit.Ai tha se sipas marrëveshjes me Izraelin, ekipet mjekësore palestineze do të vendosen në pikat e kontrollit, për të mbikëqyrur administrimin e vaksinave.Izraeli ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës së Pfizerit mbi gjysmën e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh, përfshirë edhe palestinezët në Jerusalemin Lindor.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 02 Mars 2021 në Orën 00:48:18
7311071 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e ka nënshkruar Pashinian, u ka dhënë fund luftimeve 44-ditore për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku forcat armene janë përballur me humbje territoriale nga ushtria e Azerbajxhanit, e përkrahur nga Turqia.Pashinian, aleanca e të cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë thirrje për konsultime.Javën e kaluar, ai ka dënuar ato që i ka cilësuar “përpjekje për puç”, pasi disa zyrtarë të lartë ushtarakë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij.Kryeministri është detyruar të heqë dorë nga kontrolli i Nagorno-Karabakut dhe shtatë distrikteve të Azerbajxhanit, të cilat janë pushtuar nga forcat armene nga vitet e 1990-ta.Këtë vendim e kanë kundërshtuar shumë armenë.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 23:53:34
9231350 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Shkurt 2021 në Orën 13:20:20
6969 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Erdogan iu referuar vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, nga forcat serbe të Bosnjës, në qytetin e Srebrenicës, ku paqeruajtësit holandezë të OKB-së, të cilin ishin të armatosur lehtë, kishin dështuar që të ndalnin masakrën.Kryeministri holandez, Mark Rutte, i quajti deklaratat e Erdoganit “gënjeshtra të pështira historike”.Deklaratat e Erdoganit vijnë në kohën e rritjes së tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Holandës, për shkak se Holanda ndaloi dy ministria të Turqisë, të mbajnë tubime për të fituar votën e qytetarëve turq , për referendumin e prillit.Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendumi për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’ia zgjerojnë kompetencat Erdoganit.Më herët Erdogan, e ka quajtur Holandën “mbetje naziste” dhe e ka akuzuar për “fashizëm”.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 14 Mars 2017 në Orën 20:52:03
9231235 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Avokati Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri të hënën në mëngjes në hyrjen e banesës së tij në Prishtinë.Për më shumë, lexoni këtu.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 14 Mars 2017 në Orën 20:12:15
222616 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Takimi jonë i fundit, i këtij formati ishte shumë kohë më parë, nese nuk gaboj më 2014. Por shumë ngjarje kanë ndodhur që atëherë. Ne jemi duke punuar që të sigurohemi që marrëdhëniet ruso-turke të arrijnë në nivel të kënaqshëm. Ne gjithashtu po punojmë në zgjidhjen e krizave botërore, në rend të parë, të krizës në Siri”, ka thënë Putin.Takimi mes Putinit dhe Erdoganit, temë qendrore ka situatën në Siri. Rusia dhe Turqia mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian. Jam i lumtur të them se ushtritë dhe forcat tona speciale kanë ndërtura kontakte të afërta dhe efektive”, ka thënë Putin, duke shtuar se dy palët janë duke punuar për të zgjidhur krizën siriane.Erdogan, gjatë takimit me Putinin, përveç çështjes të Sirisë, do të flas edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike në mes vendeve, si dhe përpjekjet e të dyja shteteve për të luftuar terrorizmin.Në fillim të takimit me Putinin, Erdogan foli për ndërtimin e tubacionit rrjedha turke dhe për centralin bërthamor në qytetin Akuju, duke thënë se sa i përket zbatimit të këtyre projekteve, Turqia dhe Rusia do të bashkëveprojnë në mënyrë proaktive.Para takimit në mes të Putinit dhe Erdoganit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se dy presidentët do të flasin edhe për hetimin për vrasjen e ambsadorit rus në Ankara, Andrey Karlov.Takimi Putin-Erdogan, vjen në kohën kur presidenti turk është kritikuar për deklaratat ndaj Berlinit, duke i krahasuar veprimet e Gjermanisë me ato të kohës naziste.Disa qytete gjermane kanë anuluar disa tubime të ministrave të qeverisë turke, të cilët duan të marrin mbështetjen e popullsisë turke në Evropë, për referendumin e prillit.Referendumi në Turqi pritet t’ia zgjerojë pushtetin presidentit Erdogan.Por edhe marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë, këto dy vitet e fundit nuk kanë qenë të mira.Në nëntor të vitit 2015, avionët e Turqisë rrëzuar një avion luftark të Rusisë në kufirin me Sirinë.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:30:07
21242454 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)



Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.56 Sekonta