ArMeKo-PHP

Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 23:43:24
6969 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 22:57:07
6969 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Udhëtimi nga data 5 deri në 8 mars pritet t’u japë një nxitje shpirtërore tepër të nevojshme të krishterëve të Irakut që ndodhen në vështirësi ndërkohë që synon të avancojë përpjekjet për ndërtimin e urave të Vatikanit me botën myslimane. Por nga një këndvështrim thjesht epidemiologjik, si dhe nga mesazhi i shëndetit publik që dërgon, një udhëtim papal në Irak mes një pandemie globale nuk është i këshillueshëm, thonë ekspertët shëndetësorë. Shqetësimet e tyre u shtuan me lajmin e së dielës se ambasadori i Vatikanit në Irak, personi kryesor që do ta shoqëronte Papa Françeskun në të gjitha takimet e tij, u testua pozitiv për COVID dhe është vetizoluar. . Përveç kësaj, ekspertët thonë se luftërat, krizat ekonomike dhe ikja e mjekëve nga vendi e kanë shkatërruar sistemin spitalor irakian. Ndërkaq, studimet tregojnë se shumica e infeksioneve të reja të Irakut me COVID-19 janë nga varianti tepër ngjitës i identifikuar për herë të parë në Britani.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 15:56:32
11021574 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një studim i ri ka nxjerrë rekomandime për ripyllëzimin e zonave të shkatërruara. 10 rregullat e arta që propozojnë shkencëtarë janë: mbrojtja së pari e pyjeve ekzistuese; puna me komunitetet lokale; rikuperimi në maksimum i biodiversitetit; zgjedhja e zonës së duhur për ripyllëzim; përdorimi i restaurimit natyror të pyjeve kudo që është e mundur; zgjedhja e llojeve të pemëve që rrit biodiversitetin; përdorimi i llojeve rezistente të pemëve që mund të përshtaten me klimën në ndryshim; planifikimi i detajuar i projektit të ripyllëzimit; konsultimi i burimeve ekzistuese shkencore dhe lokale të njohurive dhe kryerja e provave në shkallë të vogël së pari, për të siguruar nxjerrjen e të ardhurave nga pyjet e rigjeneruara.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 15:15:33
8401065 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Cuomo, një nga politikanët më të njohur demokratë të vendit, popullariteti i të cilit u rrit gjatë muajve të parë të pandemisë, është përballur me një varg polemikash javët e fundit, duke përfshirë çështjen e trajtimit nga administrata e tij të numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve. Administrata e tij tha se donte që hetimi të bëhej në një mënyrë që të mos linte dyshime . Komentet erdhën pas akuzave të ngritura nga dy ish ndihmëse për sjellje të pahijshme seksuale nga ana e guvernatorit, të cilat ai i ka mohuar. Administrata e tij tha shtunën se kishte zgjedhur një ish-gjykatëse federale, Barbara Jones, për të drejtuar hetimin, por se tani dëshironte të shmangte qoftë edhe perceptimin se hetimit i mungonte pavarësia ose se ishte i ndikuar nga politika. ”Administrata e zotit Cuomo tha se i kishte kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Nju Jorkut dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit që së bashku të caktonin një prokuror të pavarur pa përkatësi politike për të kryer një hetim të plotë dhe për të nxjerrë një raport publik. Të gjithë anëtarët e zyrës së Guvernatorit do të bashkëpunojnë plotësisht. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër derisa të lëshohet raporti, tha në një deklaratë këshilltarja e posaçme e zotit Cuomo, Beth Garvey.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 14:52:35
14641845 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

“Me ligjin do të zgjerohet përdorimi i gjuhës të cilën e flet më së paku 20 përqind e popullatës, që do të thotë gjuha shqipe”, theksoi zoti Zaev, duke lënë të kuptohet se shqipja do të jetë në komunikim për qytetarët shqiptarë me institucionet shtetërore të Maqedonisë. “Nëse dikush ka të drejtë të flasë në gjuhën e vetë amtare, me këtë nuk dëmtohen qytetarët e tjerë, por përfiton Maqedonia”, u shpreh drejtuesi social-demokrat. Ndërkohë, ai tha se shqipja nuk do të përdorej në banknota as në amblemat e uniformave policore e ushtarake, sepse kjo tejlakon kornizat kushtetuese, sipas ekspertëve. Zoti Zaev shpalosi dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve dhe të vendit. Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke thënë se shqipja do të figurojë edhe në uniformat e forcave policore dhe ushtarake. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e quajti programin e Lidhjes Social Demokrate, si një pamflet partiak, ndërsa akuzoi zotin Zaev se nuk është në gjendje të heqë dorë nga “platforma e Tiranës”, siç e quan VMRO-ja platformën e partive shqiptare të Maqedonisë.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 03:47:51
12781659 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 1)

ArMeKo-PHP

Shkon në gjashtë numri i shteteve që po sfidojnë urdhrin e rishikuar të presidentit Donald Trump që ndalon udhëtimet nga gjashtë vende me shumicë myslimane. Shteti i Havajit ishte i pari që ngriti një padi, duke argumentuar se urdhri i ri do të dëmtojë myslimanët që jetojnë në këtë shtet.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 10 Mars 2017 në Orën 18:47:50
3781450 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Shkon në gjashtë numri i shteteve që po sfidojnë urdhrin e rishikuar të presidentit Donald Trump që ndalon udhëtimet nga gjashtë vende me shumicë myslimane. Shteti i Havajit ishte i pari që ngriti një padi, duke argumentuar se urdhri i ri do të dëmtojë myslimanët që jetojnë në këtë shtet.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 10 Mars 2017 në Orën 18:03:35
3781450 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Bulqizë, nxirren trupat e tre minatorëve kizezëPas gjashtë ditë kërkimesh, gjatë paradites u nxorrën trupat e pajetë të tre minatorëve kinezë, të cilët humbën jetën në thellësitë e minierës së Bulqizës pas shpërthimit të gazit hidrogjen në nivelin 21 të minierës. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe tre minatorë të tjerë, gjithashtu shtetas kinezë.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Shkurt 2017 në Orën 06:17:17
4551511 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidenti Donald Trump i tha homologut kinez Xi Jinping gjatë një bisede telefonike se Shtetet e Bashkuara synojnë të respektojnë politikën e “një Kine”, duke njohur kështu qëndrimin e Kinës se ajo ka sovranitet mbi Tajvanin, vendin-ishull që vetëqeveriset. Shtëpia e Bardhë tha se telefonata e mbrëmshme ndërmjet dy udhëheqësve botërorë ishte “tepër e përzemërt” dhe se presidentët shkëmbyen ftesa për t’u takuar.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Shkurt 2017 në Orën 06:16:03
5201665 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Varrezat e Vuksanlekajve në Malësi të Malit të Zi cilësohen si monumente të një rëndësie të veçantë jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon. Ata janë varreza pa emra dhe vetëm me simbole të gdhendura në gurë dhe që konsiderohen si të vetmet në hapësirën e Ballkanit.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 11 Prill 2016 në Orën 20:31:19
361250 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Shkencëtarët në Argjentinë kanë krijuar një adenovirus të modifikuar gjenetikisht, për të luftuar kancerin. Është një lloj virusi që shkakton të ftohtë dhe rrufë, por që është modifikuar në mënyrë të tillë, që e shndërron fuqinë e tij virale në një aftësi për të luftuar kancerin.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 07 Prill 2016 në Orën 03:50:52
3812133 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radova Karaxhiç, kërkoi të lihet i lirë në pritje të përgjigjes për kundërshtimin e tij ndaj dënimit për gjenocid dhe mizori të tjera, ndërsa ka thënë se burgu po e shkatërron shëndetin e tij. Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, ai tha se është i pafajshëm ndërsa e quajti vendimin si monstruoz .
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 07 Prill 2016 në Orën 03:27:04
5081949 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radova Karaxhiç, kërkoi të lihet i lirë në pritje të përgjigjes për kundërshtimin e tij ndaj dënimit për gjenocid dhe mizori të tjera, ndërsa ka thënë se burgu po e shkatërron shëndetin e tij. Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, ai tha se është i pafajshëm ndërsa e quajti vendimin si monstruoz .
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 07 Prill 2016 në Orën 02:54:06
5081949 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Mjetet greke të informimit njoftuan për tensione mbrëmjen e së hënës jashtë mjediseve të një strehimoreje në zonën e Dolianës afër kufirit me Shqipërinë ku janë vendosur rreth 200 refugjatë. Tensionet erdhën pas njoftimit të autoriteteve greke se do të vendosin në këtë qendër edhe 200 refugjatë të tjerë.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 22 Mars 2016 në Orën 14:42:32
4011243 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama pranoi sot se statuti i kësaj force politike është shkelur me mosorganizimin e zgjedhjeve për drejtuesin e saj në vitin 2013. Ai propozi sot që socialistët të shprehen me referendum për ndërprerjen e mandatit apo rinovimin e tij.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 09 Mars 2016 në Orën 23:44:36
362326 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Pentagoni thotë se një goditje ajrore amerikane në Somalinë qendrore ka lënë të vrarë më shumë se 150 militantë të al-Shababit, të cilët ishin përgatitur për një operacion në shkallë të gjerë. Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis u tha gazetarëve të hënën se sulmi i fundjavës kishte në shënjestër një kamp trajnimi të al-Shababit rreth 195 kilometra në veri të kryeqytetit, Mogadishu.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 09 Mars 2016 në Orën 02:57:57
497477 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike. Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë pasi që në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Shkurt 2016 në Orën 02:58:00
3663641 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Të rinjtë obezë apo mbipeshë kanë më shumë probleme me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre në moshë normale, thotë një studim i ri. Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit shkruajnë në revistën e psikologjisë The Quarterly Journal of Experimental Psychology, se nga studimi i tyre rezulton se me rritjen e indeksit të mbipeshës shtohen edhe problemet e kujtesës.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Shkurt 2016 në Orën 02:57:51
458543 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Pretendentët demokratë për president Hillary Clinton dhe Bernie Sanders përballen në Karolinën e Jugut të shtunën - prova e parë për kandidatët demokratë në Jug. Ndërkohë pretendentët nga të dyja partitë do të përballen në më shumë se 12 shtete që zhvillojnë zgjedhje paraprake më 1 mars, në të ashtuquajturat E marta e madhe .
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Shkurt 2016 në Orën 02:57:43
4262253 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)



Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.69 Sekonta