prova.kortoci.eu: ArMeKo-PHP

Kërko tek ky titull:   
[ Kthehu në kryefaqe | Zgjidh një Argument të Ri ]

ArMeKo-PHP: Guterres: Ndërprerja e ndihmës për Jemenin, “dënim me vdek

Ai tha se këtë vit nevojiten 3.85 miliardë dollarë për të siguruar mbështetje për 16 milionë jemenas, që ndodhen “në prag të katastrofës”.Gati 50,000 jemenas janë duke vdekur nga uria, shtoi ai.Guterres paralajmëroi se përshkallëzimi i fundit i luftimeve në provincën Mareb, të cilën rebelët Huthi po përpiqen ta marrin nga forcat pro-qeveritare, “kërcënon të zhvendosë qindra mijëra banorë të tjerë”.Shumë prej tyre janë detyruar t’i lënë shtëpitë gjatë viteve të konfliktit.“Ndihma që premtoni sot jo vetëm që do të parandalojë përhapjen e urisë dhe do të shpëtojë jetë, por do të ndihmojë në krijimin e kushteve për paqe të qëndrueshme”, tha Guterres.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 02 Mars 2021 në Orën 03:59:20
10431174 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy dënohet me heqje lirie.

Sipas akuzës ish kreu i shtetit francez i kishte premtuar në vitin 2007 gjykatësit Gilbert Azibert një vend fantastik pune në Monako në këmbim të informacioneve konfidenciale në lidhje me hetimet për të financuar fushatën e tij zgjedhore. I akuzuari i kishte mohuar më parë të gjitha akuzat duke deklaruar se ishte viktimë gënjeshtrash. Sarkozy ishte President i Francës nga viti 2007 i në 2012 dhe mbetet një politikan konservator me ndikim. Ai tani ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin. Ish presidenti i dytë që dënohet për korrupsion Sarkozy është pas Zhak Shirakut,   ish presidenti i dytë francez, që dënohet për korrupsion. Gjykatësi Azibert u mor në vitin 2007 me akuzat se Sarkozy kishte pranuar donacione të paligjshme nga trashëgimtarja e kompanisë kozmetike L Oreal, Liliane Bettencourt. Akuzat lindën për shkak të regjistri të bisedave të Sarkozy me avokatin e tij Thierry Herzog pasi ai u largua nga posti i presidentit. Shkak për përgjimin e bisedës ishte një pagesë tjetër të paligjshme nga Libia për fushatën e tij zgjedhore. Përveç Sarkozy së në bankën e të akuzuarve ishin edhe gjyqtari Azibert, i cili nuk e mori kurrë postin në Monako dhe avokati i Sarkozy së Thierry Herzog. Ata u dënuan gjithashtu me tre vjet burgim dhe dy vjet me kusht. Fillimi i procesit gjyqësor shkaktoi një sensacion të madh në fund të vitit të kaluar në Francë.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 02 Mars 2021 në Orën 01:04:28
17471793 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Gjermane | dhe numri i votave është: 5 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundë

000 palestinezë, pritet të nisë brenda ditësh.Shaher Saad, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së punëtorëve palestinezë, tha se qindra palestinezë që punojnë në sektorët e shërbimit dhe sektorët e industrisë në Izrael tashmë janë vaksinuar privatisht nga punëdhënësit e tyre brenda Izraelit.Ai tha se sipas marrëveshjes me Izraelin, ekipet mjekësore palestineze do të vendosen në pikat e kontrollit, për të mbikëqyrur administrimin e vaksinave.Izraeli ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës së Pfizerit mbi gjysmën e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh, përfshirë edhe palestinezët në Jerusalemin Lindor.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 02 Mars 2021 në Orën 00:48:18
9811071 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë.

Një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e ka nënshkruar Pashinian, u ka dhënë fund luftimeve 44-ditore për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku forcat armene janë përballur me humbje territoriale nga ushtria e Azerbajxhanit, e përkrahur nga Turqia.Pashinian, aleanca e të cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë thirrje për konsultime.Javën e kaluar, ai ka dënuar ato që i ka cilësuar “përpjekje për puç”, pasi disa zyrtarë të lartë ushtarakë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij.Kryeministri është detyruar të heqë dorë nga kontrolli i Nagorno-Karabakut dhe shtatë distrikteve të Azerbajxhanit, të cilat janë pushtuar nga forcat armene nga vitet e 1990-ta.Këtë vendim e kanë kundërshtuar shumë armenë.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 23:53:34
11731350 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: 10 rregulla të arta të ripyllëzimit..

Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 23:43:24
32069 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Trump le të hapur mundësinë e rikandidimit në 2024..

Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 22:57:07
33369 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Ekspertët, të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak..

Udhëtimi nga data 5 deri në 8 mars pritet t’u japë një nxitje shpirtërore tepër të nevojshme të krishterëve të Irakut që ndodhen në vështirësi ndërkohë që synon të avancojë përpjekjet për ndërtimin e urave të Vatikanit me botën myslimane. Por nga një këndvështrim thjesht epidemiologjik, si dhe nga mesazhi i shëndetit publik që dërgon, një udhëtim papal në Irak mes një pandemie globale nuk është i këshillueshëm, thonë ekspertët shëndetësorë. Shqetësimet e tyre u shtuan me lajmin e së dielës se ambasadori i Vatikanit në Irak, personi kryesor që do ta shoqëronte Papa Françeskun në të gjitha takimet e tij, u testua pozitiv për COVID dhe është vetizoluar. . Përveç kësaj, ekspertët thonë se luftërat, krizat ekonomike dhe ikja e mjekëve nga vendi e kanë shkatërruar sistemin spitalor irakian. Ndërkaq, studimet tregojnë se shumica e infeksioneve të reja të Irakut me COVID-19 janë nga varianti tepër ngjitës i identifikuar për herë të parë në Britani.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 15:56:32
13531574 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Policë në universitete - Në Greqi ndizet një luftë kulturore.

Pothuajse po aq policë qendrojnë përballë studentëve në territorin e universitetit. Studentët demonstrojnë kundër një ligji të miratuar së fundi, i cili parashikon, që policët të dislokohen në korpusin e universitetit. Me këtë qeveria synon të reagojë ndaj gjoja veprimeve kriminale nëpër univeristete. Por në universitete mendohet, se pas kësaj qendrojnë të tjera motive. Pedagogët dhe studentët po luftojnë tani për të drejtat e lirive të tyre duke tërhequr vëmendjen për rolin e rëndësishëm të universiteteve në historinë e Greqisë. Plagë të së shkuarësFotini Tsibiridou, profesore në Universitetin Makedonia të Selanikut, është një ndër 1000 akademiket, që protestojnë kundër këtij ligji: Unë druaj një kulturë ushtarake, që mund të futet në universitet bashkë me policinë. Kjo nuk përshtatet me bazën e lirisë së dialogut dhe të mendi kritik. Prania e policisë më shumë të krijon imazhin e shtypjes së kulturës. Fjalët e Tsibiridous kanë jehonën e një lufte kulturore, që po dominon prej disa dekadash jetën politike e shoqërore  në Greqi. Pushtimi i Greqisë nga Wehrmacht i i Hitlerit kulmoi me një luftë të përgjakshme civile, që u zhvillua mes partizanëve të majtë në Veri të Greqisë dhe qeverisë konservatore në Athinë. Që nga ajo kohë e majta dhe e djathta përballen në mënyrë të papajtueshme në Greqi. Tsibiridou rrënjët e konfliktit të sotëm i gjen nga ajo kohë: „Për shkak të kësaj simptome të luftës civile, që çoi edhe tek junta ushtarake në vitet 1967 i më 1974 ka shumë kujtime të këqia për policinë. Më 1974 mori fund koha e juntës ushtarake ndër të tjera edhe sepse, një kryengritje e studentëve në Universitetin e Athinës u mposht. Me azilin universitar që u aplikua pas kësaj universiteti konsiderohet qysh nga ajo kohë si një mjedis i mbrojtur për të përndjekurit politikë – isa më 2019 qeveria e shfuqizoi këtë e tani do të vendosë policinë në korpus.  Profesorja Fotini TsibiridouArsimim më i mirë nga prania e policisë?Theodoros Kallitsis nga partia Nea Dimokratia në Selanik nuk e kupton indinjatën. Ai e mbështet kryetarin e partisë dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis me ligjin e ri. Ëndrra e tij është, që Selaniku të bëhet qendra kulturore dhe shkencore e Ballkanit. Në këtë drejtim luajnë rol të rëndësishëm universitetet, por në to mungon siguria, thotë ai: Detyra e policisë greke është të mbrojë universitetet, të garantojë sigurinë për studentët dhe pedagogët. Ai bën fjalë për kriminalitet në korpusin universitar. Vjedhje, vidhen pajisje, për të prodhuar drogë, si dhe aksione politike të grupeve radikale të majta. Një ngjarje e tillë ndodhi në tetor. Studentë të majtë sulmuan një dekan të një universiteti ekonomik të Athinës dhe e detyruan atë të mbajë një parrulle me deklaratë solidariteti për shtëpitë e Athinë dhe të Selanikut të zaptuara nga të majtët. Qeveria e qendrës së djathtë drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis më 2019 udhëzoi lirimin me dhunë të këtyre shtëpive. Theodoros Kallitsis Kallitsis nuk e kupton kritikën, madje as në kontekstin historik: Do të krijohet një shërbim privat sigurie, që do të paguhet nga policia. Kjo strukturë do të jetë nën drejtimin e administratës së universitetit. Policia nuk do të jetë e armatosur , thotë ai. Por nuk është kaq e thjeshtë. Policët e korpusit universitar do të lejohen të kontrollojnë personat, t i arrestojnë ata përkohësisht apo t‘i marrin në pyetje. Kjo i tejkalon kompetencat e shërbi të sigurisë. Pikërisht të tilla ndërhyrje në liri si dhe anulimin e azilit universitar që vlen që nga koha e juntës ushtarake duan të pengojnë protestuesit. Qeveria e Nea Dimokratia është e vetme me këtë ligj të ri. Pjesa më e madhe e administratave të universiteteve, madje edhe e vetë universitetit konservator të Athinës, sindikata e policisë si dhe anëtarë me poste të Nea Dimokratia janë kundër disloki të policëve në universitete. Universitetet i kanë paraqitur një propozim qeverisë: Ato kërkojnë një truprojë private në korpus.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 15:29:55
45584535 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Gjermane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: 10 rregulla të arta të ripyllëzimit..

Një studim i ri ka nxjerrë rekomandime për ripyllëzimin e zonave të shkatërruara. 10 rregullat e arta që propozojnë shkencëtarë janë: mbrojtja së pari e pyjeve ekzistuese; puna me komunitetet lokale; rikuperimi në maksimum i biodiversitetit; zgjedhja e zonës së duhur për ripyllëzim; përdorimi i restaurimit natyror të pyjeve kudo që është e mundur; zgjedhja e llojeve të pemëve që rrit biodiversitetin; përdorimi i llojeve rezistente të pemëve që mund të përshtaten me klimën në ndryshim; planifikimi i detajuar i projektit të ripyllëzimit; konsultimi i burimeve ekzistuese shkencore dhe lokale të njohurive dhe kryerja e provave në shkallë të vogël së pari, për të siguruar nxjerrjen e të ardhurave nga pyjet e rigjeneruara.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 15:15:33
10911065 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Guvernatori i Nju Jorkut Cuomo dhe hetimi për ngacmin seksual..

Cuomo, një nga politikanët më të njohur demokratë të vendit, popullariteti i të cilit u rrit gjatë muajve të parë të pandemisë, është përballur me një varg polemikash javët e fundit, duke përfshirë çështjen e trajtimit nga administrata e tij të numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve. Administrata e tij tha se donte që hetimi të bëhej në një mënyrë që të mos linte dyshime . Komentet erdhën pas akuzave të ngritura nga dy ish ndihmëse për sjellje të pahijshme seksuale nga ana e guvernatorit, të cilat ai i ka mohuar. Administrata e tij tha shtunën se kishte zgjedhur një ish-gjykatëse federale, Barbara Jones, për të drejtuar hetimin, por se tani dëshironte të shmangte qoftë edhe perceptimin se hetimit i mungonte pavarësia ose se ishte i ndikuar nga politika. ”Administrata e zotit Cuomo tha se i kishte kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Nju Jorkut dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit që së bashku të caktonin një prokuror të pavarur pa përkatësi politike për të kryer një hetim të plotë dhe për të nxjerrë një raport publik. Të gjithë anëtarët e zyrës së Guvernatorit do të bashkëpunojnë plotësisht. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër derisa të lëshohet raporti, tha në një deklaratë këshilltarja e posaçme e zotit Cuomo, Beth Garvey.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 01 Mars 2021 në Orën 14:52:35
17151845 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri.

Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Shkurt 2021 në Orën 13:20:20
21569 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Erdogan fajëson Holandën për Masakrën e Srebrenicës.

Erdogan iu referuar vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, nga forcat serbe të Bosnjës, në qytetin e Srebrenicës, ku paqeruajtësit holandezë të OKB-së, të cilin ishin të armatosur lehtë, kishin dështuar që të ndalnin masakrën.Kryeministri holandez, Mark Rutte, i quajti deklaratat e Erdoganit “gënjeshtra të pështira historike”.Deklaratat e Erdoganit vijnë në kohën e rritjes së tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Holandës, për shkak se Holanda ndaloi dy ministria të Turqisë, të mbajnë tubime për të fituar votën e qytetarëve turq , për referendumin e prillit.Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendumi për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’ia zgjerojnë kompetencat Erdoganit.Më herët Erdogan, e ka quajtur Holandën “mbetje naziste” dhe e ka akuzuar për “fashizëm”.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 14 Mars 2017 në Orën 20:52:03
11741235 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: I caktohet masa e paraburgimit sulmuesit të dyshuar të Vllasit.

Avokati Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri të hënën në mëngjes në hyrjen e banesës së tij në Prishtinë.Për më shumë, lexoni këtu.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 14 Mars 2017 në Orën 20:12:15
473616 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Putin thotë se marrëdhëniet me Turqinë janë përmir

Takimi jonë i fundit, i këtij formati ishte shumë kohë më parë, nese nuk gaboj më 2014. Por shumë ngjarje kanë ndodhur që atëherë. Ne jemi duke punuar që të sigurohemi që marrëdhëniet ruso-turke të arrijnë në nivel të kënaqshëm. Ne gjithashtu po punojmë në zgjidhjen e krizave botërore, në rend të parë, të krizës në Siri”, ka thënë Putin.Takimi mes Putinit dhe Erdoganit, temë qendrore ka situatën në Siri. Rusia dhe Turqia mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian. Jam i lumtur të them se ushtritë dhe forcat tona speciale kanë ndërtura kontakte të afërta dhe efektive”, ka thënë Putin, duke shtuar se dy palët janë duke punuar për të zgjidhur krizën siriane.Erdogan, gjatë takimit me Putinin, përveç çështjes të Sirisë, do të flas edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike në mes vendeve, si dhe përpjekjet e të dyja shteteve për të luftuar terrorizmin.Në fillim të takimit me Putinin, Erdogan foli për ndërtimin e tubacionit rrjedha turke dhe për centralin bërthamor në qytetin Akuju, duke thënë se sa i përket zbatimit të këtyre projekteve, Turqia dhe Rusia do të bashkëveprojnë në mënyrë proaktive.Para takimit në mes të Putinit dhe Erdoganit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se dy presidentët do të flasin edhe për hetimin për vrasjen e ambsadorit rus në Ankara, Andrey Karlov.Takimi Putin-Erdogan, vjen në kohën kur presidenti turk është kritikuar për deklaratat ndaj Berlinit, duke i krahasuar veprimet e Gjermanisë me ato të kohës naziste.Disa qytete gjermane kanë anuluar disa tubime të ministrave të qeverisë turke, të cilët duan të marrin mbështetjen e popullsisë turke në Evropë, për referendumin e prillit.Referendumi në Turqi pritet t’ia zgjerojë pushtetin presidentit Erdogan.Por edhe marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë, këto dy vitet e fundit nuk kanë qenë të mira.Në nëntor të vitit 2015, avionët e Turqisë rrëzuar një avion luftark të Rusisë në kufirin me Sirinë.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:30:07
23872454 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: OKB paralajmëron për kërcënim nga fatkeqësitë kimi

“Betejat tani po zhvillohen në qytete, në afërsi të qendrave industriale, dhe rreziku që fabrikat të goditen është i madh. Kjo ka pasoja për të gjithë ata që jetojnë në ato zona”, ka thënë Baskut Tuncak, raportues i posaçëm i OKB-së për të dretjat e njeriut dhe substancave të rrezikshme.Ai ka thënë se në shkurt është bombarduar një ndërtesë, e cila kishte mbi 7,000 kilogramë të gazit klorinë.Asnjë konteiner nuk është dëmtuar nga bombardimet ka thënë Tuncak, por ai ka paralajmëruar se nëse vetëm një konteiner që ka 900 kilogramë substancë kimike dëmtohet, mund të vras këdo që është në hapësirë prej 200 metrash dhe shkakton dëme shëndetësore për të gjithë ata që jetojnë deri në 2.4 kilomtra larg.“Në rast të ndonjë dëmtimi më të madh, njerëzit që jetojnë deri 7.4 kilometra larg ndërtesës, duhet që brenda 24 orësh të largohen”, thuhet në deklartë.OKB nuk ka treguar se për në cilin vend gjendet kjo magazinë me gaz klorin.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:28:38
13411404 bytes dhe ka | 0 komente | Shqipria | dhe numri i votave është: 1 Lexojeni

ArMeKo-PHP: 36-vjeçar nga Kosova me sëmundje psiqike.

Një burrë sulmon me sëpatë pasagjerët. Nëntë vetë plagosen, katër rëndë, por për fat asnjë në rrezik jete. Viktimat janë nga mosha 13 i në 50 vjeç, dy nga Italia, të tjerët nga Gjermania. Fillimisht u mendua për një sulm terrorist. Ende në Gjermani nuk është harruar sulmi në një tren rajonal në Vyrcburg vitin e kaluar, ku një azilant 17 vjeçar, që e quante veten luftëtar të „Shtetit Islamik , sulmoi pasagjerët. Kosovari me „skizofreni paranoide Zyra Kriminalstike e Landit Renani Veriore Vestfali pohon se autori është një 36 vjeçar nga Kosova. Ai i goditi pas shpine pasagjerët, pastaj shoferi i trenit reagoi shpejt duke bllokuar dyert. Kosovari, i cili banon në Vupertal kërkoi të hynte në tren, por nuk mundi dhe u kap nga policia. Ai ka vetëm një leje qëndrimi për arsye humanitare. Motivi është ende e paqartë, autori ndodhet në një klinikë gjermane. Hetuesit thonë se personi vuan nga sëmundje psikike, në banesën e tij ata kanë gjetur një raport mjekësor ku thuhet se ai vuan nga „skizofrenia paranoide . Në vitin 2015 ai është paraqitur një herë në polici, sepse ndjehej i përndjekur. Por ai nuk ka kryer më parë vepra penale. Vëllai i kosovarit lajmëroi menjëherë të enjten në mbrëmje policinë duke e shpallur të humbur. Ai ishte në dijeni për blerjen e sëpatës.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:23:22
16811727 bytes dhe ka | 0 komente | Arkiva | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Turqia varet nga Gjermania.

Në anën tjetër, Turqia varet shumë ekonomikisht nga Evropa në veçanti nga Gjermania. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Rreth 10% e të gjitha eksporteve turke në vlerë prej rreth 14 miliardë eurosh, shiten në Gjermani. Në vendin e dytë është Britania e Madhe. Ndërsa shumë më larg, në vendin e tretë, është Iraku e pastaj vijnë vendet e Azisë lindore, të cilat Ankaraja i konsideron si zëvendësim të mundshëm për BE në. Turqia varet nga Gjermania në tregti më shumë se nga çdo vend tjetër. Turqia blen nga Gjermania mallra të koncerneve të specializuara, ndërsa Gjermania importon nga Turqia në radhë të parë tekstil, që është dega më e rëndësishme e këtij vendi, si dhe mallra ushqimore. Por Gjermania mund të gjejë pa problem furnizues të tjerë me këto mallra, sepse Kina dhe Bangladeshi janë eksportues shumë të mëdhenj të tekstilit. Dy të dhëna tregojnë shumë: Gjermania është për Turqinë partneri më i rëndësishëm tregtar, ndërsa Turqia për Gjermaninë është në vendin e 13! Një disbalancë tepër e madhe. Tursitët gjermanë nuk shkojnë në TurqiNjë Turqi ka gati 6000 firma gjermane. Asnjë vend tjetër nuk ka as përafërsisht kaq shumë përfaqësi ekonomike në Turqi, që ka lidhje edhe me numrin e madh të turqve që jetojnë në Gjermani. Turqia ka rregullisht deficite në bilancin tregtar me botën e jashtme, sepse ajo importon më shumë se sa eksporton. Këtë dallim ajo e kompenson përmes turizmit. Edhe në këtë degë gjermanët janë në vendin e parë. Në vitin 2016, gati 15 % e turistëve në këtë vend kanë ardhur nga Gjermania.   Por gjatë vitit të kaluar ka rënë numri i turistëve për gati 1/3. Tendenca e uljes së numrit të turistëve ka vazhduar, në veçanti për shkak të valës së sulmeve terroriste në Turqi. Në fillim të vitit turizmi ka shënuar rënie prej 58% dhe pritet që edhe këtë vit shumë turistë të mbeten larg Turqisë. Investorët e urrejnë pasigurinëJo vetëm turizmi por e gjithë ekonomia turke po vuan pasojat e gjendjes. Në fillim të këtij shekulli Turqia ka pasur një zhvillim ekonomik marramendës prej rreth 7% në vit, që ishte madje më shumë se Kina. Ndërsa tani, në tremujurin e fundit të vitit 2016, ka shënuar madje rënie ekonomike. Lira turke ka rënë prej tentativës së puçit për 30 %, inflacioni aktualisht është rreth 9%, ndërsa papunësia mbi 10%. Pasiguria ekonomike ka të bëjë edhe me zhvillimet politike. Pas tentativës për puç ushtarak, presidenti Erdogan ka arrestuar apo larguar nga puna me dhjetëra mijëra njerëz dhe po sillet gjithnjë e më shumë si autokrat. Klima politike dhe ekonomike në vend kanë ndryshuar. Investorët nuk duan të fusin para në një vend pa stabilitet politik, pa siguri juridike dhe pa mundësi planifikimi. Nëse Turqia kërkon zgjidhjen e problemeve, atëherë Gjermania luan një rol vendimtar. Investitorët gjermanë nuk janë larguar nga Turqia ende, por nuk ka investime të reja. Ndërsa nëse Erdogani vazhdon me sharje dhe ofendime kundër Gjermanisë, atëherë shumë shpejt mund të pritet që investitoorët të largohen nga Turqia.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:06:17
35493622 bytes dhe ka | 0 komente | Arkiva | dhe numri i votave është: 2 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Polonia kundër Europës.

Si marionetë e bindur ajo ndjek udhëzimet e pakuptimta të kreut të partisë, PiS, Jaroslaw Kaczynski. Ai e urren Tusk, e bën përgjegjës për humbjen e tij në 2007 e në një farë mënyre edhe për vdekjen e vëllait të tij. Por kjo përpjekje polake për të marrë peng 27 anëtarët e tjerë të BE dështoi. Çfarë synon të arrijë Jaroslaw Kaczynski, teoricieni i komploteve dhe njeriu që lëviz fijet në prapaskenë me këtë aksion? Që në kohën e tij si kryeministër, Kaczynski e lodhte BE me kërkesa maksimale. Shenja dalluese e tij: kokëfortësi pa kufi dhe nacionalizëm i ashpër. As vitet e fundit nuk kanë sjellë tek kreu i PiS zbutjen që sjell mosha. Përkundrazi,   ai kërkon t ia imponojë BE vullnetin e tij, dhe duke e vlerësuar gabimisht veten përdor shantazhin. Në rastin e Tusk ai dështoi. Votimi përfundoi 27: 1. Madje edhe miqtë e Vishegradit e lanë vetëm. Polonia vetëizolohetE paqartë është se ç donte të arrinte Kaczynski me këtë? Nuk bëhej fjalë për më shumë fonde e të drejtë vote për Poloninë si dikur. Këtu bëhej fjalë për vetërespektin e një burri. Ndoshta edhe për politikën e brendshme polake tonet për diktatin e Brukselit pas rizgjedhjes së Tusk flasin për këtë. Edhe tek qeveria polake me sa duket e dinë tani se si funksionjnë faktet alternative. Ajo mendon se votuesit e saj do ta pëlqejnë këtë teatër politik, edhe roli i viktimës preferohet nga një pjesë e publikut. Por ku është vendi i Polonisë në Europë? Kaczynski e izoloi vendin e tij. Bëni kujdes, se sa ura të prishura lini pas vetes , paralajmëroi Donald Tusk bashkëkombasit e tij. Por anëtarët e qeverisë polake sillen si adoleshentë të nevrikosur duke mbyllur dyert pas vetes. Një sjellje qesharake. Që një vend nuk e nënshkruan deklaratën e një samiti për inat, kjo nuk ka ndodhur në historinë e BE të pasur me budallallëqe. Durimi i BE nuk është i pafundEuropa është në situatë të vështirë dhe durimi i BE nuk është i pafund. Që tani dëgjon zëra për të mbyllur rubinetin e fondeve për Poloninë. Çdo vit kalojnë 11 miliardë euro nga fondet e BE në Poloni. Pas dy vitesh do të diskutohet sërish për buxhetin e ti, e kësaj here do të ketë më pak fonde, sepse britanikët nuk janë më në BE. Nëse Polonia vazhdon të veprojë kështu, nuk do të ketë më miq, që e mbështesin në rishpërndarjen e buxhetit. Ndër ta edhe Gjermania. Acarimi i vazhdueshëm që vjen nga Varshava i lodh marrëdhëniet fqinjësore. E po qe se Polonia rrezikon unitetin në BE për shkak se i është prishur humori politik, në Europën e shpejtësive të ndryshme vendi i saj do të jetë në vendparkimin e ri shumë larg.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 04:05:41
30523042 bytes dhe ka | 0 komente | Arkiva | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Maqedoni: Zaev shpalos programin qeveritar..

“Me ligjin do të zgjerohet përdorimi i gjuhës të cilën e flet më së paku 20 përqind e popullatës, që do të thotë gjuha shqipe”, theksoi zoti Zaev, duke lënë të kuptohet se shqipja do të jetë në komunikim për qytetarët shqiptarë me institucionet shtetërore të Maqedonisë. “Nëse dikush ka të drejtë të flasë në gjuhën e vetë amtare, me këtë nuk dëmtohen qytetarët e tjerë, por përfiton Maqedonia”, u shpreh drejtuesi social-demokrat. Ndërkohë, ai tha se shqipja nuk do të përdorej në banknota as në amblemat e uniformave policore e ushtarake, sepse kjo tejlakon kornizat kushtetuese, sipas ekspertëve. Zoti Zaev shpalosi dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve dhe të vendit. Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke thënë se shqipja do të figurojë edhe në uniformat e forcave policore dhe ushtarake. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e quajti programin e Lidhjes Social Demokrate, si një pamflet partiak, ndërsa akuzoi zotin Zaev se nuk është në gjendje të heqë dorë nga “platforma e Tiranës”, siç e quan VMRO-ja platformën e partive shqiptare të Maqedonisë.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 03:47:51
15451659 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 1 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Papa dërgon 100,000 euro në Alepo.

Alepo ka qenë qyteti më i populluar i Sirisë përpara se të niste lufta civile në vitin 2011, por shumë pjesë të tij janë shkatërruar dhe mijëra njerëz janë zhvendosur si pasojë e konfliktit.Vitin e kaluar, disa zona të Alepos kanë qenë të rrethuara për muaj të tërë.Për pasojë, grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se ka pasur bombardime pa dallim të zonave me civilë, përdorim të armëve kimike dhe municioneve thërrmuese dhe evakuim të detyrueshëm.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 11 Mars 2017 në Orën 03:15:18
813760 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Gjermane | dhe numri i votave është: 5 Lexojeni


Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.61 Sekonta